Rama çon Administratën për “riedukim”, krijohet Akademia e Pushtetit Vendor
Qeveria ka miratuar vendimin për ngritjen e Akademisë së Pushtetit Vendor, një strukturë e re që do të ketë për qëllim trajnimin e vazhdueshëm të administratës vendore në të gjitha nivelet.
Akademia do të funksionojë si një institucion i përbashkët mes qeverisë dhe bashkive të vendit, me drejtim të përbashkët përmes një komiteti ku përfaqësohen Ministria e Pushtetit Vendor dhe përfaqësues të vetë bashkive.
Sipas vendimit, të gjithë punonjësit e bashkive, nga kryetarët deri te stafi më i thjeshtë administrativ, do të përfshihen në trajnime profesionale me qëllim rritjen e kapaciteteve, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Financimi i Akademisë do të mbulohet nga vetë bashkitë, që do të kontribuojnë financiarisht për funksionimin e saj, ndërsa qeveria do të mbulojë 50% të kostove për tre vitet e para të saj.
Fondet do të përdoren për zhvillimin e programeve të posaçme trajnimi, kualifikime teknike, menaxhim publik dhe aftësi të tjera që lidhen me administrimin efikas të qeverisjes vendore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
