Rama emëron Insidor Rexhepin si drejtor të Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion! U ngrit në muajin Qershor, do hetojë abuzimet në institucione

20 Nëntor 2024, 19:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama emëron Insidor Rexhepin si drejtor të Drejtorisë së

Kryeministri Edi Rama emëron Insidor Rexhepin si drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë së Antikorrupsionit DPAK.

Rexhepi ka mbajtur më parë postin e këshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPA.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme (20 Nëntor) të Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave miratoi më 26 qershor ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, (DPAK) e cila ka për mision të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës shtetërore/entet publike/shoqëritë tregtare me kapital shtetëror.

DPAK do të kryejë hetime administrative, për rastet e dyshuara si praktika abuzive ose korruptive.

DPAK do të ketë për funksion mbledhjen e informacionit për veprimtaritë korruptive dhe praktikat abuzive nga burime të ndryshme dhe të kryejë hetime administrative, për rastet e dyshuara si praktika abuzive ose korruptive.  Në çdo rast, në përfundim të hetimit hartohet raport përfundimtar, i cili i propozohet për miratim drejtorit të Përgjithshëm të DPAK-së. 

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

"EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të  vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

Po ndodh...