Rama me këngë tallava në fushatë, Spartak Ngjela: Po tallet se e ka të sigurt fitoren, Saliu e përçau PD-në

12 Prill 2023, 16:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama me këngë tallava në fushatë, Spartak Ngjela: Po tallet

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se është për të qeshur sjellja e Edi Ramës përkundrejt opozitës.

Sipas tij, kryeministri e ka të sigurt fitoren, pasi Sali Berisha e ka sjellë në një gjendje PD-në, që s’përbën më rrezik për partinë në pushtet.

“Ku fitojnë dot ata?! Ai është në fushatë dhe iu thotë këtyre se nuk njoh kundërshtar. Tallet ai dhe në këtë gjendje që janë ata ka të drejtë. Saliu e katandisi.

Saliu në vend që të gjente një burrë shteti ta vinte me forcat e tij të drejtonte dhe të grumbullonte gjithë PD-në edhe të dilte në zgjedhje deri në zgrip, kush do fitonte, bën manovra për t’i shpëtuar non gratës.

S’i shpëtohet non gratës me 3 sallat e tua të mbledhjeve dhe çarjen e Partisë Demokratike. Nuk i shpëton dot non gratës, ajo është politikë e lartë amerikane,” – deklaroi Ngjela.

 

Po ndodh...

ide