"Rama na ka bllokuar në media"/ Berisha thirrje ndjekësve: Më ndiqni në rrjetet sociale për denoncimin e farsës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se Edi Rama ka urdhëruar mediat që kontrollon dhe që ka blerë, për të censuruar në maksimum të vërtetat dhe faktet që paraqiten çdo ditë nga opozita.
Ai nënvizoi se kjo fushatë e censurës ka për qëllim të fshehë dokumentet dhe informacionet që dëshmojnë manipulimet e ndodhura. Berisha i ftoi qytetarët të ndjekin rrjetet sociale, ku censura e Ramës nuk mund të arrijë, për të mësuar të vërtetat që ai po përpiqet t’i fshehë.
Berisha: Duke u uruar një fundjavë të mbarë, të dashur qytetarë dhe qytetare, dua t’u informoj se Edi Rama, ka urdhëruar mediat që kontrollon, që i ka blerë, që i ka shndërruar në veglat e tij, të censurojnë në maksimum të vërtetat, faktet, dokumentet që paraqiten çdo ditë në këtë sallë.
Ndaj dhe u bëj thirrje të ndiqni rrjetet sociale, në të cilat dora e zezë e censurës së tij nuk mund t’u pengojë për të mësuar këto të vërteta.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




