Rama në Bruksel: Duam bashkëjetesë me BE, edhe vetë jam martuar vonë!

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel, ka komentuar samitin e BE të mbajtur në Tiranë duke thënë se ofroj një mikpritje të ngrohtë për liderët që erdhën. Rama foli për anëtarisimin në BE ku u shpreh se kërkojnë që të jenë në bashkëjetesë me BE ndërsa përdori historinë e tij personale duke thënë se edhe ai vetë është martuar vonë.
“Dje isha mikpritësi dhe isha shumë i ëmbël me ta, nuk thashë asgjë shqetësuese. Duhet të bëhemi të aftë e të hyjmë dhe të qëndrojmë me ta, jo vetëm sepse je vend model që drejtohet nga sundimi i ligjit por duhet ta bësh. Për ne nuk ka problem, mund të na fusin e të na lënë te dera. Ne nuk do të dorëzohemi. Të flasim njëherë pastaj të martohemi. Mund të shkojmë në bashkëjetesë derisa të shkojmë në martesë. Edhe unë jam martuar vonë. Mendoj që diçka thelbësore po ndryshon. Duhet të punojmë fortë për anëtarësimin, duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë”, tha Rama.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



