Yuri Kim takon Begajn: Përgëzime Shqipëri për mikpritjen në Samit, Amerika mbështet çdo hap

7 Dhjetor 2022, 14:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Yuri Kim takon Begajn: Përgëzime Shqipëri për mikpritjen

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka takuar ditën e sotme Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ambasadorja ka theksuar mbështetjen e SHBA-së për rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe shprehet entuziaste për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. Ajo ka përgëzuar Shqipërinë për mikpritjen e treguar në Samitin e djeshëm BE-Ballkani Perëndimor.

“Faleminderit President Bajram Begaj për mundësinë që më dhe për të shprehur mirënjohjen lidhur me mikpritjen e Shqipërisë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Është hera e parë që ky Samit mbahet jashtë Brukselit. Amerika mbështet fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë  për të ndërmarrë hapat e nevojshëm duke përfshirë reformën në drejtësi, drejt rrugës në BE. Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022, si aleatë të NATO -s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë, që i sollën marrëdhëniet SHBA-Shqipëri në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin amerikano-shqiptar  në demokraci, mbrojtje dhe biznes.

 

Po ndodh...

ide