Rama paralajmëroi konfiskimin e një pallati, IKMT zbarkon në Vlorë për zbatimin e urdhrit

14 Korrik 2025, 10:32 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama paralajmëroi konfiskimin e një pallati, IKMT zbarkon në

Pas fjalës së kryeministrit Rama, i cili paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se do të konfiskohej një pallat në Vlorë, forcat e IKMT kanë zbritur në qytetin bregdetar.

Në terren ka zbritur edhe kryeinspektorja Dallëndyshe Bici, ndërsa aksioni ka nisur me verifikimin e ndërtimeve që po kryhen në qytetin e Vlorës.

Inspektorët e IKMT Janë ndalur në një pallat disa katësh në ndërtim e sipër.

Mësohet se verifikimet do të vazhdojnë në terren në disa objekte, ndërsa ende nuk dihet cila nga godinat do të vendoset në sekuestro pasi procesi po vijon.

Po ndodh...