"Rama po ngre dallgë urrejtje ndaj gjyqtarëve"/ Dash Shehi: Reforma në drejtësi ka dështuar, përveç prokurorisë dhe gjykatës speciale

5 Shkurt 2026, 22:38 / POLITIKË ALFA PRESS

"Rama po ngre dallgë urrejtje ndaj gjyqtarëve"/ Dash Shehi:

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për reformën në drejtësi dhe sulmet e fundit të kryeministrit Rama ndaj gjyqtarëve. 

Shehi ka thënë se reforma në drejësi ka dështuar për njerëzit, pasi ka shumë problematika me çështjet gjyqësore, numrin e lartë të dosjeve që kanë mbetur pa shqyrtuar, etj. Megjithatë Shehi tha se hallkat e vetme që kanë njëfarë suksesi janë SPAK dhe GJKO, që kanë arritur të mbajnë përgjegjës zyrtarë të lartë, ndaj janë të vetmet që sulmojnë Rama dhe Berisha. 

"Ku ka dështuar për mua? Këtu u bë një reformë që presupozohej se do ti ofronte drejtësi të barabartë shqiptarëve, sepse sistemi ishte i korruptuar.  Drejtësia që duhet për qytetarin, nuk ka lëvizur fare, por ka shkuar mbrapa. Në Gjykatën e Lartë janë 30 e ca mijë dosje.

E dyta, u tentua një reformë shpërndarje mbi territorin e drejtësisë, u largua nga disa qytete, drejt disa të tjerave. Në disa ka godinë dhe s'ka gjyqtarë, apeli është përqëndruar. Ky është halli i madh i drejtësisë për qytetarin. Nga kjo pikëpamje reforma ka dështuar. A duhet rikuperuar dhe si? Do ta shohim. Deri tani ky segment i drejtësisë ka dështuar.

Kush ka bërë diçka? Ato gjykatat speciale. Ato kanë bërë diçka, kanë arrestuar disa njerëz, që kishin pushtet dhe ndiheshin të paprekshëm. Çfarë ndodh me politikën? Nuk shqetësohet fare për këtë punë, dosjet, shërbimi ndaj qytetarit, halli është te SPAK, GJKKO, këtu është sulmi. Edhe Rama këtë sulmon, edhe Berisha këtë sulmon. I vetmi segment që çau një shteg pozitiv, i janë turrur të gjithë palët. A ka mes specialëve të korruptuar? Po. A e bëjnë të gjithë siç duhet? Jo. Çfarë do të bëja për ti ndihmuar? Të zvogëlohet bashkësia e hetimit që bëjnë këta njerëz, këta duhet të imepenjoheshin vetëm në rrafshin e korrupsionit të madh shtetëror dhe ato dhjetë banda kryesore. Duke i shpërndarë, këto thyhen nën presionin, peshën e dosjeve. Unë do ta zvogëloja bashkësinë e asaj që hetojnë këto. Do të zgjeroja numrin e njerëzve që merren këta. Bëji 40-50, pse nuk i bën? 

Politika i turret, por pse? Jo se nuk u kthejnë pronat njerëzve, por i turren sepse janë afruar një lloj pushteti politik të disa njerëzve.

Nën presionin e ndërkomëbtarëve dosjet janë të kopsitura dhe tani ka filluar ky lloj sulmi. Kulmohet me këtë punën e pagave, që është elementi më populist. U thua njerëzve që këta marrin miliona, ngre dallgë urrejtje ndaj këtyre njerëzve. A kanë të drejtë ata të kërkojnë më tepër? Edhe unë them se kërkesat duhet të ishin më të moderuara, por nuk është ky subjekti që zgjidh çështjen dhe nuk është ky halli më i madh që ka qeveria", deklaroi Shehi. 

Po ndodh...

ide