Rama, thirrje publike Top Channel: Ndalo valën e shpifjeve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter sërish lidhur me sulmin kibernetik që po përjeton sistemi online qeveritar ditët e fundit.
I pari i qeverisë u shpreh se sulmuesit online nuk kanë kërkuar 30 milionë euro, siç është thënë në disa lajme të publikuara së fundmi. Gjithashtu, Rama i bën thirrje televizionit Top Channel që të ndalë ato që i cilëson si shpifje.
Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!

Televizioni kombëtar Top Channel ka dezinformuar sot publikun me një lajm të rremë, duke shkaktuar panik, por edhe duke "nervozuar" kryeministrin Rama.
Bëhet fjalë pikërisht për lajmin e sulmeve kibernetike ndaj platformave qeveritare, që kanë paralizuar shërbimet online.
Duke mos cituar asnjë burim, Top Channel deklaron se në kompjuterat e selisë qendrore të AKSHI-t dhe e-Albania ka dalë një tabelë, e cila pretendohet se është e hakerave.
Sipas tyre janë publikuar disa numra telefoni të krerëve të shtetit shqiptar dhe familjarëve të tyre, duke dhënë një sinjal politik.
Top Channel pretendon se hakerat kanë dashur të tregojnë lidhjen e tyre me shtetin iranian që prej kohësh ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jo mike për shkak se strehon anëtarët e opozitës iraniane.

-
-
Pse Edi Rama po amniston Sali Berishën dhe një Front në pritje!
20 Korrik, 15:28
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


