Refuzon të ketë patur Sky, çfarë deklaroi ish-deputeti Çyrbja në SPAK

Ka përfunduar marrja në pyetje nga SPAK e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit të tij, Ahmet Masha. Ata u pyetën për akuzat që rëndojnë në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc dhe lidhjet e mundshme me grupet kriminale në Durrës.
Jurgis Çyrbja deklaroi përpara prokurorit Adnan Xholi se nuk ka pasur kurrë aplikacionin Sky Ecc dhe se nuk është ai që ka komunikuar me individë të përfshirë në aktivitete të paligjshme.
”Nuk kam patur kurrë aplikacion Sky Ecc dhe nuk jam unë ai që komunikoj me ata njerëz. Unë nuk kam përkrahur asnjë person në kërkim, as nuk kam strehuar.,” theksoi Çyrbja.
Nga ana tjetër, Ahmet Masha u pyet lidhur me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc, ku ai mohoi përdorimin e një platforme të tillë. Masha u pyet gjithashtu për akuzën e “tregimit të sekretit shtetëror nga shtetasit”, të cilën gjithashtu mohoi ta kishte kryer.
Avokati i Mashës theksoi se nuk ka prova që të tregojnë se klienti i tij ka shpërndarë informacione të klasifikuara dhe se mungon një ekstrakt që të tregojë se informacionet janë dërguar nga klienti i tij.
Hetimet vijojnë dhe pritet që prokuroria të marrë vendime të mëtejshme në lidhje me këtë çështje.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
