Rezoluta e PS/ “E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në Reformën në Drejtësi”, Alibeaj e zbulon: Ja si do të tentojnë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj po mban një konferencë për shtyp së bashku me përfaqësuesin ligjor të PD, Rezart Kthupi.
“Tashmë publiku u njoh me projekt rezolutën që u hodh në mejdanin e politikës. Për të hedhur pak dritë çfarë ajo përmban, po përdor të njëjtën shprehje që përdora një muaj më parë “Djalli fshihet në detaje”.
Kemi arritur të ekstraktojmë elementë të rëndësishëm në rezolutë që përbëjnë thelbin e saj. Si psh:
Palët garantojnë pakthyeshmërinë e Reformës së Drejtësi. Fuqizimin e paanësisë së gjyqësorit.
Me fjalë të tjera, synimi i deklaruar është të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi nëpërmjet Parlamentit.
Nuk e fshehin teksa në pikën 8 thonë që për këtë synim do të ngrihet një komision i përhershëm parlamentar.
I hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton. Do ta bëjë duke përfshirë Kuvendin”, tha ai.
Alibeaj tha se nëse ngrihet një komision i tillë, nuk do të marrin pjesë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

