Hantavirusi alarmon Italinë, nën mbikëqyrje 4 persona, zbulohen detaje

9 Maj 2026, 20:34 / BOTA ALFA PRESS
Hantavirusi alarmon Italinë, nën mbikëqyrje 4 persona, zbulohen

Alarmi për Hantavirusin tashmë ka mbërritur edhe matanë Adriatikut. 

Ministria italiane e Shëndetësisë ka aktivizuar “mbikëqyrjen aktive” për katër pasagjerë që ndodheshin në bordin e një fluturimi të kompanisë KLM me destinacion Romën, në të cilin gjendej për disa minuta një grua e cila u shtrua në një spital në Johannesburg, ku ndërroi jetë si pasojë e Hantavirusit.

Kontaktet e katër pasagjerëve, theksohet në një njoftim, janë identifikuar dhe informacionet u janë transmetuar rajoneve përkatëse: Kalabrisë, Kampanias, Toskanës dhe Venetos, në mënyrë që të aktivizohej mbikëqyrja “sipas parimit të kujdesit maksimal”, raporton "Ansa". 

Ministria italiane e Shëndetësisë ka aktivizuar procedurat e parashikuara të vlerësimit të rrezikut, mbikëqyrjes dhe koordinimit shëndetësor, në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide