Rezoluta e Ramës/ Reagon ambasada e SHBA: Mbështesim suksesin e Reformave të mëparshme, duhet transparencë!

Rezoluta e paraqitur ditën e djeshme nga Edi Rama e cila synon ndërhyrje në Reformën në Drejtësi në bashkëpunim me vota të opozitës, ka ngjallur kërshërin se si do të pritet nga ndërkombëtarët dhe veçanërisht SHBA- BE që janë edhe kumbarët e kësaj reforme.
Këtë të mërkurë, Top Channel, ka pyetur ambasadën e SHBA në Tiranë për këtë çështje dhe ka marrë një përgjigje të qartë.
Sipas saj, SHBA mbështet sukseset e reformave të mëparshme, (Asaj në Drejtësi), si dhe kërkon transparencë të plotë për çdo nismë.
"Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike.
Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

