Sa kushton?/ Sali Berisha: Do loboj në SHBA, të heq nongratën!

Sali Berisha ka deklaruar gjatë një konference shtypi se do të lobonte për heqjen e non-gratës.
Berisha nuk e thotë mënyrën sesi do të lobojë, as nuk thotë se sa i kushton kjo gjë.
Dihet se lobimet në SHBA shkojnë në shifra të mëdha dhe një çështje si shpallja "non grata" nga Departamenti i Shtetit ku janë përfshirë rreth 15 agjenci të inteligjencës, mund të kërkojë miliona dollarë vetëm për procedurën dhe pa garantuar, se mund të hiqet.
Kujtojmë se vetëm për gjyqin e humbur në Britani për të njëjtën çështje, familja Berisha shpenzoi plot 600 mijë paund
Fjala e Berishës
E kam theksuar dhe e theksoj, për sa kohë që ishte në pushtet administrata Biden, unë vendosa të mos loboj asnjë moment.
Pse? Sepse zgjodha gjykatën dhe hodha në gjyq Sekretarin e Shtetit.
Me keqardhje të madhe e kam ndërmarrë këtë veprim, por me bindje të plotë se ishte veprimi më i drejtë që mund të ndërmerrja.
Kështu, nga data 19 maj 2021 deri me datën 20 janar 2025, unë nuk kam bërë asnjë lobim, zero lobim. Kam ndjekur procesin gjyqësor.
Natyrisht me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimin e Sekretarit të Shtetit, unë pa diskutim që do bëj përpjekjet e mia pranë kësaj administrate për anulimin e një vendimi korruptiv fund e krye, të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës së vërtetë opozitare në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës.
Kjo është evidente dhe e sanksionuar në një seri dokumentesh.
Është evidente angazhimi i armikut të egër të demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros dhe Aleksis respektivisht, në këto procese.
Dhe është i faktuar angazhimi i të korruptuarit McGonigal, një, unë e them tradhtar i interesave të kombit të vet, pasi siç thotë gjykatësja amerikane, i ngarkuar për të mbrojtur qytetarët amerikanë nga korrupsioni, u bë vetë përfitues i korrupsionit të Edi Ramës.
Pra, pa dyshim që unë do të ndërmarr hapat, por para se t’i ndërmarr këto hapa, do këshillohem kryesisht me juristë se çfarë rruge më sugjerojnë ata për të ndjekur.
Tani nuk kam asnjë lloj problemi, e kam përshëndetur me shumë kënaqësi vendimet e marra nga presidenti Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë.
Vendimin e tij, ose direktivën e tij kundër drejtësisë së korruptuar politike, të krijuar në SHBA dhe jo vetëm në SHBA, por edhe në vende aleate, dhe siç e patë ju, largimin e një numri të madh, ndër të cilët më duhet të them edhe elementë të korruptuar në Shqipëri, nga administrata e Departamentit të Shtetit dhe të tjera.
Pra, ka zhvillime jashtëzakonisht pozitive...
...Jo, është ndryshe ajo. Ai është një mik i vjetër. Është një ish-këshilltar i Reganit, është një nga eksponentët ligjorë më të njohur të Partisë Republikane, ka qenë këshilltar elektoral me të gjithë presidentët, gjer tek MekKain, ku ka pasur pozicion më kryesor.
Dhe, ai absolutisht me iniciativë të tij, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë në asnjë institucion për heqjen e dizenjimit tij, por ka deklaruar se duke u gjetur përpara kësaj padrejtësie të turpshme që është bërë, unë vendosa të përpiqem që Kongresi amerikan të ndërmarrë një hetim për këtë vendim absurd. Dhe kjo përpjekje është pro-bono, pra është pa lekë.
Pra, nuk ka asnjë kontratë me Sali Berishën ai, ai e ka ndërmarrë vetë. Është një njeri shumë i njohur dhe i respektuar në qarqet konservatore amerikane.
Dhe për këtë i jam shumë mirënjohës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



