Sali Berisha takim me kryebashkiakun e Kavajës, ja çfarë u diskutua

22 Maj 2023, 16:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Sali Berisha takim me kryebashkiakun e Kavajës, ja çfarë u

Ish-kryeministri Sali Berisha priti në zyrë këtë të hënë kryebashkiakun e zgjedhur të Kavajës, Fisnik Qosjan.

Përmes një postimi në facebook, Berisha, ka ndarë pamjet nga takimi, dhe shpreh mirënjohje për të gjithë mbështetësit e Kavajës që ia besuan drejtimin kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Berisha në reagimin e tij theksoi se qytetarët e Kavajës e shpëtuan qytetin për të dytën herë nga monizmi.

“Takim me Kryetarin e Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja. Miq, sot prita në një takim kryetarin e ri të Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja. Në këtë takim shpreha mirënjohjen time të pakufishme për qytetarët, të cilët njëlloj si në vitet ‘90 e çliruan si të pamposhtur me datë 14 maj Kavajën nga monizimi i dytë.

Unë gjithashtu falenderova përzemërsisht kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, degën e Partisë Demokratike dhe të gjithë ekipin e tij për suksesin shëndritës që arritën në këtë fushatë dhe i urova z. Qosja suksese në detyrën e tij të lartë dhe fisnike si qytetar i parë i Kavajës”, tha Berisha.

 

Po ndodh...

ide