Salianji fton demokratët: Shihemi sonte në Lezhë, takimi në 18:00 te Pallati i Kulturës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji këtë të diel do të zhvillojë një takim në Lezhë.
Takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës. Aktiviteti pritet që të nisë në orën 18:00. Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht.
“Shihemi sonte në Lezhë, në 18:00, tek Pallati i Kulturës”, shkruan Salianji në një postim në rrjetet sociale.
Ky është një tjetër takim i Salianjit, me mbështetësit demokratë, ndërsa në qëndrimet e tij shpesh ka përmendur rëndësinë që Partia Demokratike të hapet dhe të kthehet në një forcë politike fituese.
Pas sulmeve që kanë vijuar nga Sali Berisha kundrejt Salianjit, demokratëve të Lezhë u ka mbërritur mesazhi ku u kërkohet të mos bëhen pjesë e takimit.
Në mesazh demokratëve u thuhet se takimi i Salianjit ka tërësisht axhendë private dhe se po organizohet me ndihmën e kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.
Ky i fundit ka ‘ndërhyrë’ në përplasjet e brendshme të PD-së duke publikuar mesazhin që u ka mbërritur demokratëve teksa shkruan se me broçkulla të tilla, opozita nuk e sheh pushtetin as me dylbi.
“Dhe thonë pastaj pse janë duke u kalbur në opozitë PD! Me broçkulla të tilla këta nuk vijnë më në pushtet e as me dylbi se shohin! Unë organizoj takimin e Salianjit dmth! Zot na ruaj!”, shkruan Ndreu.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128