"Sallat mi jep falas"/ Ramën e ka armik personal, por ja si shprehet Berisha për Kryeministrin....

15 Prill 2023, 10:40 / POLITIKË ALFA PRESS

"Sallat mi jep falas"/ Ramën e ka armik personal, por ja si

Bashkitë e drejtuara nga Edi Rama ia kanë vënë në dispozicion falas sallat, e pa asnjë pagesë deputetit të pavarur Sali Berisha, ku ka organizuar takimet me ndjekësit e tij. Më herët deputeti i pavarur Berisha ka deklaruar se Ramën e ka armik personal. Mbetet mister si është e mundur që Edi Rama nuk i ka penguar takimet dhe organizimet e armikut të tij por përkundrazi bashkitë socialiste ia kanë vënë në dispozicion sallat pa asnjë pagesë, duke ia lehtësuar punën, duke i dhënë Berishës fasaden e nevojshme që takimet e tij të duken sa më serioze. Pse Rama e ka ndihmuar deputetin Berisha? Deputeti i pavarur Berisha ka deklaruar se Rama tmerrohet prej aktiviteteve të tij dhe të Ilir Metës, ndërsa tani ai me gojën e tij na zbuloi se Rama jo që nuk është tmerruar prej tij por përkundrazi e ka ndihmuar./Faktor.al

 

Po ndodh...

ide