Vendoret/ Meta dhe Berisha në 'Air Albania' nisin sot zyrtarisht fushatën “Ndryshimi në duart e tua”

Nis sot fushata e koalicionit "Bashkë fitojmë" për "Vendoret" në zgjedhjet e 14 majit nën sloganin “Ndryshimi në duart e tua”. Hapja bëhet në orën 12.00, në stadiumin "Air Albania", liderët e 4 partive në koalicion do të shpalosin programin e tyre, ndërsa pritet një fjalim, Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kandidatët që do të garojnë për 61 bashkitë e vendit.
Koalicioni përbëhet nga Rithemelimi, Sali Berisha, (pasi Enkelejd Alibeaj me siglën dhe vulën e PD do të hyjë veç në garë), Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia për të Bashkimi për të Drejtave të Njeriut. Megjithatë edhe pse jo në koalicion, shumë nga aleatët e PD-së janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë kandidatët në qarqe.
Fushata e opozitës nis sot, deri më 12 maj, pasi më 13 është disa e heshtjes zgjedhore, ndërsa më 14 maj, qytetarët do t'iu drejtohen kutive të votimit.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



