Seanca në GJK për Ballukun/ Lala: Prokuroria thotë se ka tentuar të prishë hetimet

22 Janar 2026, 16:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Seanca në GJK për Ballukun/ Lala: Prokuroria thotë se ka tentuar

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga seanca e zhvilluar sot në Gjykata Kushtetuese, ku u shqyrtua çështja e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, masë e vendosur nga SPAK, por ende e pazbatuar.

Sipas Lalës, gjatë seancës, përfaqësuesi i Prokurorisë, Dritan Prençi, deklaroi se ekzistojnë të dhëna që Balluku ka tentuar të prishë hetimet, çka sipas organit të akuzës justifikon masën e pezullimit të ushtrimit të funksionit dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit.

Lala: Për herë të parë kanë pezulluar zv.kryeministri ka nevojë për një interpretim kushtetues se kush ndërhyn në pushtetin e kujt. U caktua masa e pezullimit të ushtrimit të funksionim dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Prokurorët pretenduan se është ekskluzivitet i organit të akuzën nuk ka asnjë konflikt sipas tyre me gjyqësorit dhe ministrave.

Zoti Rama nuk cenohet në mënyrë direkte. Zoti Rama iu drejtua GJK me cilësinë e kryeministrit me propozimin që Belinda Balluku të jetë zv.kryeministre dhe ministre. Prokuroria pretendoi se zoti Rama po pengon hetimet ndaj Ballukut. Një pyetje iu bë prokurorit Dritan Prençit, tha se ka të dhëna se ka tentuar të prishë hetimet. Nuk mori pjesë në seancë GJKKO, kreu Erion Bani sipas tij nuk legjitimohej ky proces dhe në vështrimin  nuk mundet që vendimet e tyre të interpretoheshin nga institucione.

Zoti Rusmajli që kanë qenë dhe ministër drejtësie në kohën e Berishës, ngrit idenë që të nesërmen me kërkesën e një prokurori mund të pezullohen disa anëtarë të kabinetit duke penguar punën e ekzekutivit. Pati një seri pyetjesh jo vetëm nga anëtari Asim Vokshi, për të kuptuar se vërtet, se zoti Rusmajli kërkonte ta analizonte dispozitën deri në ekstrem. Prokurorët u përpoqën të argumentonin se në rastin Balluku, është një gjykim i veçantë që duhet të vendosë balancat mes pushteteve. Një anëtar i kabinetit mund të pezullohet nga detyra pasi nuk është i zgjedhur pasi është me vullnetin politik të kryeministrit aty.

Po ndodh...

ide