Kaos në parlament/ Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren
26 Janar 2023, 11:36 / POLITIKË

Ka nisur prej disa minutash seanca plenare, teksa deputetët e PD me në krye Sali Berishën i janë drejtuar foltores së Kuvendit. Kryetarja e parlamentit i ka tërhequr vëmendjen, por Berisha i rrethuar nga deputetët e PD ka bllokuar foltoren.
Rreth tij është mbledhur dhe garda. Ditën e sotme, 16 deputetë të PD-së, mes tyre Berisha i kërkuan Kuvendit të ndryshonte rendin e ditës për të futur si çështje të parë çështjen “McGonigal” dhe mbledhjen e konferencës së kryetarëve në orën 11:00, por kjo kërkesë nuk u pranua.
Nikolla: S’ka nevojë që të vini të gjithë zoti Noka. Keni vetëm 3 minuta, shikoni rregulloren.
Gjithsesi Berisha vijoi të fliste për çështjen McGonigal.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



