“Shqipëria Bëhet” mbështet kandidatin e pavarur Dionis Sota për Bashkinë Vlorë
8 Tetor 2025, 16:22 / POLITIKË

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka shpallur mbështetjen për Dionis Sotën, kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 tetor.
Vendimi është bërë publik nga kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili tha se kryesia ka zhvilluar një proces vlerësimi të kandidaturave të pavarura përpara se të arrinte në këtë përfundim.
“Pasi u njohëm me kandidaturat e pavarura në Bashkinë Vlorë, duke i vlerësuar për qytetarinë e tyre dhe në koherencë me propozimin dhe angazhimin tonë, kryesia e Lëvizjes Shqipëria Bëhet ka vendosur të mbështesë Z. Dionis Sota.
I urojmë suksese dhe e inkurajojmë të nisë procedurën e mbledhjes së firmave nga qytetarët si kandidat i pavarur”, shkruan Lapaj në postimin e tij në rrjetet sociale.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
