SHBA shuan "ëndrrat" për Berishën: Përsërisim se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për korruspion madhor

17 Dhjetor 2024, 10:25 / POLITIKË ALFA PRESS

SHBA shuan "ëndrrat" për Berishën: Përsërisim

Në një reagim, E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka riafirmuar qëndrimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara kundër korrupsionit, duke theksuar se nuk do të angazhohen me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor. Kujtojmë se pas fitores së Trump në SHBA, në kampin e Berishës u fol për një heqje të nongratës së Berishës.

Ajo gjithashtu e konsideroi një opozitë të shëndetshme si thelbësore për një demokraci të gjallë, por theksoi se procesi politik duhet të jetë i barabartë dhe i ndershëm për të gjithë, duke iu përgjigjur kështu shpresave dhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reagimi i plotë: 

"Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t'u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” - E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn

 

Po ndodh...

ide