“SPAK të kërkojë heqjen e imunitetit të Ramës dhe…”/ Protestuesit shpalosin kërkesat e tyre: Nga qeveria teknike 1-vjeçare te Referendumi! Të sekuestrohen pasuritë e politikanëve

20 Qershor 2026, 19:43 / POLITIKË ALFA PRESS

“SPAK të kërkojë heqjen e imunitetit të Ramës

Tirana është veshur kuq e zi. Diaspora ka mbushur rrugët e kryeqytetit pasi i është bashkuar protestës së 21 kundër kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë shpalosur kërkesat e tyre. Ndërsa shprehet të vendosur për largimin e kryeministrit.

“SPAK të kërkojë heqjen e imunitetit të Ramës dhe të fillojë ndjekje penale për shkeljen e Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese që i jemi drejtuar me shkrim zyrtar, çuditërisht në gjumë. Ka për detyrë të urdhërojë marrëveshje të kundërligjshme që ka bërë Rama. Ashtu siç bëri anulimin e marrëveshjen me Greqinë, të veprojë dhe në këtë rast.

Të krijohet qeveri teknike 1 vjeçare me personalitet me njerëz jopartiakë  por shkencëtarë. Në muajin  e 8 të qeverisë teknike të bëhet referendum popullor. Përfundimet që do dalin të pasqyrohen në Kushtetutë, dhe të sekuestrohen të gjitha pasuritë, e politikanëve, deputetëve, ministrave që nuk përputhen me të ardhurat. Të kërkohet ndjekje penale edhe për ish kryeministrin. Shkatërroi 500 fabrika e uzina, firma piramidale, sollën luftën civile”, u shpreh një tjetër protestues”, tha ai.

Po ndodh...

ide