“SPAK-u është krijuar pikërisht për shkakun e korrupsionit të madh ”/ Karabina: PD qëndron në anën e njerëzve përballë të korruptuarëve

Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, zëdhënësja për shtyp e PD, Mirela Karabina, shprehet se të gjithë e dinë se Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij janë të korruptuar, madje SPAK është krijuar pikërisht për shkak të korrupsionit të madh në vend, sepse në një vend pa korrupsion nuk do të ishte i nevojshëm.
“Partia Demokratike është e vendosur në mbështetjen e saj të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj për t’u votuar si një sinjal i parë që politika e ka seriozisht mbështetjen ndaj drejtësisë dhe si një amanet që në këtë betejë mes të korruptuarëve dhe njerëzve të vjedhur përditë nga korrupsioni i tyre, PD qëndron në anën e njerëzve.” – vijon më tej zëdhënësja e PD.
Më poshtë postimi i plotë:
Ne nuk mund të presim të vijnë të tjerët dhe të na mbushin mendjen se Edi Rama është i korruptuar, bashkëpunëtorët e tij janë të lidhur me botën e nëndheshme të krimit dhe qeveria e tij është një ndër më të korruptuarat në Evropë. Ne i dimë të gjitha këto.
Ne e dime që SPAK-u është krijuar pikërisht për shkakun e korrupsionit të madh në vend, sepse në një vend pa korrupsion nuk do të ishte i nevojshëm. Kjo klasë politike 34-vjeçare jo vetëm që është thellësisht e korruptuar dhe punon në të kundërtën e interesit të njerëzve, por shihini se si kacavirren me thonj poshtë ballkonit të njëri-tjetrit apo i hedhin kamerdare shpëtimi të ngjashmëve të tyre sa herë që ndiejnë rrezikun nga drejtësia që i troket te porta.
Ndaj Partia Demokratike është e vendosur në mbështetjen e saj të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj për t’u votuar si një sinjal i parë që politika e ka seriozisht mbështetjen ndaj drejtësisë dhe si një amanet që në këtë betejë mes të korruptuarëve dhe njerëzve të vjedhur përditë nga korrupsioni i tyre, PD qëndron në anën e njerëzve.
-
Rai 3 e fiku me një pikë…ujë gjithë entuziasmin e revolucionit
29 Prill, 09:40 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


