Tabaku: Trego Ulsi, pse e kërcënoni SPAK-un?!

22 Shtator 2022, 11:19 / POLITIKË ALFA PRESS
 
 
 

Tabaku: Trego Ulsi, pse e kërcënoni SPAK-un?!

Gjatë seancës së sotme parlamentare deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka replikuar me ministrin e Drejtësisë Ylsi Manja i cili kërkoj që SPAK të lihet i qetë që të vazhdojë punën.

Tabaku i kujtoj Manjës se ka qene pikërisht shefi i tij, Edi Rama, që nga foltorja e asamblesë së PS-së e ka kërcënuar SPAK-un. Gjithashtu ajo i ka thënë se janë pikërisht ata të mazhorancës që hapur ap fshehtas vazhdojnë të shantazhojnë këtë strukturë të drejtësisë e cila po heton disa nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë së tyre.

Replika

Unë bazuar mbi sugjerim që Zoti Manja dha, nuk e kam sulmuar kurrë drejtësinë ashtu siç është bërë në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Thjeshtë besoj që jam në detyrën time si deputete e Parlamentit të Shqipërisë që të kërkoj informacion se ku janë hetimet. Ku janë hetimet me dosjes 184 dhe 339 zoti Manja?

Pse e kërcënoni SPAK-un zoti Manja? Pse nuk e lini që të kryej punën e vet për të cilën e kemi votuar ne si deputetë të këtij parlamenti? Pse sot SPAK-u është bërë organi më i sulmuar nga të gjithë ata që sot kanë një dosje në Prokurori? Për çfarë ndodh kjo? Ku është parë ndonjëherë që nga organizata politike, parti politike, të sulmohen organet e drejtësisë dhe të jepet urdhër se çfarë të bëhet, çfarë të hetohet?

Për mua do të ketë drejtësi zoti Manja, në qoftë se të gjithë ata që kanë një dosje me akuza të vërtetuara ashtu siç është 184 dhe 339 do të jenë përpara drejtësisë!

Për sa kohë kjo nuk jepet dhe jemi në kuadrin e retorikës politike këtu, nuk besoj që do të kemi drejtësi. Dhe me këtë thirrje I drejtohem jo juve si ministër I drejtësisë, se sot jeni nesër nuk do jeni, sot jam unë deputete nesër nuk do jem. I drejtohem politikës dhe pushtetit, ashtu siç e thashë të djeshëm, të sotëm dhe të nesërm. Kushdo që ka pushtet, duhet të jetë përpara drejtësisë, ashtu siç duhet të ishit dhe ju sot zoti ministër.

184 dhe 339, nuk janë vetëm detyrime në procesin e integrimit, por janë çështje për vjedhjen e zgjedhjeve, që në qoftë se hetohen personat që janë në ato dosje sot duhet të ishin përpara drejtësisë dhe kjo nuk po ndodh!

 

Po ndodh...