Tare: Në Theth mund të bëhej një model i krahasueshëm me Zvicrën apo Austrinë

11 Korrik 2025, 21:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Tare: Në Theth mund të bëhej një model i krahasueshëm

Eksperti i turizmit dhe menaxher i Trashëgimisë Kulturore, Auron Tare në një intervistë në Ora News u shpreh se në Theth mund të bëhej një model i krahasueshëm me Zvicrën apo Austrinë.

Tare: Është një pamje jo normale dhe jo korrekte sidomos në mes të sezonit turistik.

Unë edhe në disa dalje të tjera publike kam thënë që është koha për të gjetur zgjidhje.

Pra çfarë zgjidhjesh mund të gjenden në këtë situatë që është toleruar.

Sepse kjo situatë është toleruar prej kohësh.

Nuk është vetëm Thethi por janë edhe zona të tjera që për his të së vërtetës nga rritja e turizmit ka pasur një rritje masive të infrastrukturës, të ndërtuar me apo pa leje.

Unë jam munduar me eksperiencën time të jap disa ide dhe disa mendime se si mund të kapërcehet kjo situatë për të gjetur një balancë midis atyre që po ndodhin në Theth pra një balancë midis banorëve.

Por edhe faktit që zona të tilla si Thethi duhen ruajtur dhe duhen mbrojtur nga shëmtimet dhe nga ndërtimet të cilat nuk i shkojnë zonës.

Dhe kjo mendoj unë bëhet, nëse ka vullnet profesional dhe politik.

Thethi zgjidhet apo duhej të ishte zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme me modele që ka kudo në Europë.

Në Theth ne mund të bënim një model të krahasueshëm me Evropën, pra me Zvicrën apo me Austrinë.

 

Po ndodh...

ide