Tedi Blushi i "dhuron" live Erion Velisë një palë pranga, shihni reagimin!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i "ka dhuruar" live një palë pranga Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ky episod u regjistrua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Blushi tha se “kjo dhuratë” është ajo që meriton Veliaj për fundvit, duke e akuzuar për aferën e Inceneratorëve.
“Dhurata që meriton për Vitin e Ri për aferën e inceneratorëve. Prangat janë drejtësia për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe për qindra milionë euro të vjedhura përmes kësaj skeme kriminale. Prangat janë simboli i ndëshkimit për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona në këto vite. Prangat janë ndëshkimi për betonizimin dhe shkatërrimin e Tiranës. Prangat janë shpagimi për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit, për gjobat e padrejta, për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara. Prangat janë simboli i drejtësisë, me paanësi dhe jo me regji”, tha Blushi.
Opozita në bllok ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj si edhe kryeministrit Edi Rama, si personat që fshihen pas aferës së Inceneratorëve, sipas së cilëve SPAK i amniston.
-
Një grup kriminal plan për të vrarë Gledis Nano, Policia asnjë masë
22 Dhjetor, 18:28 -
-
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




