U arrestuan në tubimin kombëtar të PD, gjykata merr vendimin për 4 protestuesit

24 Dhjetor 2025, 13:28 / POLITIKË ALFA PRESS

U arrestuan në tubimin kombëtar të PD, gjykata merr vendimin

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, do të paraqiten me detyrim para autoriteteve.

Këtë masë e ka kërkuar prokuroria e kryeqytetit, ndërsa autoritetet kanë vendosur që të mos i mbajnë ata në paraburgim, por të monitorohen nëpërmjet detyrimit për t’u paraqitur rregullisht pranë organeve të drejtësisë.

Ngjarja ndodhi gjatë protestës së organizuar nga PD-ja, ku qytetarët u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj skandaleve të qeverisë.

 

Po ndodh...