Tonali ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

24 Dhjetor 2025, 12:46 / SPORT ALFA PRESS

Tonali ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër”

Ëndrra e madhe e Juves në këtë merkato dimri ka një emër dhe një mbiemër: Sandro Tonali. Është ëndërr, por jo e pamundur, pasi në këtë pikë përcaktues pritet të jetë vetë dëshira e lojtarit. Tonali ndihet komod në Angli, në çdo aspekt, por dëshira e tij për t’u rikthyer në shtëpi, në Itali, është shumë e fortë, e tundon prej kohësh, diçka që Tonali nuk e ka mohuar kurrë.

T’i rrëmbesh Newcastle mesfushorin kryesor është shumë e vështirë, kjo pasi “qymyrxhinjtë” nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë, e vetmja mënyrë është që Tonali të shtyjë për një rikthim në Serie A. Juve e ka të pamundur të shpenzojë aq shumë para sa për të blerë kartonin e Tonalit, por “Zonja e Vjetër” shpreson në një huazim me të drejtë blerje. Blerja e tij në fund të sezonit do të ishte e mundur vetëm nëse Juve arrin të sigurojë një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Tonali
Tonali

Nga ana tjetër, drejtuesit e Juves janë të gatshëm t’i plotësojnë lojtarit kërkesat financiare. Mesfushori “azzurr” përfiton 7 milionë euro në sezon te Newcastle, plus 2 të tjera bonuse. Edhe pse Juve ka vendosur një tavan sa i takon pagesave, 6 milionë euro, mund të bëjnë një përjashtim për Tonalin, fundja 6 milionë euro në sezon i japin një lojtari si David.

Po ndodh...