U vetëdorëzua në polici pasi u dënua me 1 vit burg, arrestohet kryebashkiaku i Rrogozhinës

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla është arrestuar pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim, dhënë nga Gjykata e Posaçme më 24 janar të vitit 2025.
Memolla është vetëdorëzuar ditën e djeshme pas vendimit të gjykatës bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Blerim Xhamani dhe Ndriçim Tafxhafa.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 burgim, shtetasit E. M., 39 vjeç, B. Xh., 48 vjeç dhe N. T., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.
Si dënim plotësues, gjykata vendosi t’i heqë Memollës edhe të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Me 1 vit burg është dënuar edhe i pandehuri Blerim Xhamani, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim, si edhe Ndriçim Tafgjata, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Ndriçim Tafxhafa i cili i premtoi një gruaje shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE-së dhe strehim, duke i kërkuar të votonte në favor” të kandidatit socialist.
Ndërsa Isuf Tosku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, u dënua me 8 muaj burg, dënim që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.
Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës nisën pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë SPAK, dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, në mënyrë që ajo të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ku ai garoi nën siglën e Partisë Socialiste.
Kujtojmë që SPAK përfundoi hetimet për çështjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë Rrogozhinë më 2 nëntor 2023.
Përgjimi:
Ka qenë një përgjim i një bisede telefonike që ka fundosur kryebashkiakun e Rrogozhinës, i cili paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve në këmbim të votave.
Kryetari: Më fal se nuk më del numri
Zonja: E di që nuk del numri nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del
Zonja: Unë jam goca e ….
Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat
Kryetari: Eee? ti prenë?! I thashë unë atij çunit
Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta Unë skam mundësi të paguaj
Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon
Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, ti foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).
Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit
Djali: Të Rrogozhinës, po kush
Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam
Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë
Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!
Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë. Shif t’i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje
Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne?
Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka?
Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo.
Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty.
Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës.
Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee?
Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë.
Kryetari: Apo e ke raportuar ti?
Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë.
Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin.
Elektricisti Rimi: Mirë po iki.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128