Urdhëri i Ramës nuk diskutohet/ Administratorët e Njësive dorëhiqen tufa-tufa, ikin edhe 35 drejtues në Dibër!
Duket se urdhërat e liderit suprem, nuk guxon që ti kundërshtojë askush brenda PS. Administrata lokale e bindur po lëshon postet tufa-tufa në çdo qark dhe bashki të vendit. Valë dorëheqjesh raportohen këtë të martë edhe nga Dibra, ku 35 drejtues të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut kanë paraqitur dorëheqjen përnjëherësh.
Pas urdhërit të kreut të qeverisë, Edi Rama ku urdhëroi se duhet të shkarkojnë nënkryetarët dhe drejtorët për të emëruar të rinj, nga veriu në jug nisën dorëheqjet.
Një ditë më parë, kryetarët e Bashkive Dibër, Bulqizë, Mat e Klos kanë zhvilluar mbledhje me të gjithë adminstratorët ku u kanë komunikuar atyre urdhërin e Kryeministrit Rama për shkarkimin e të gjithë administratorëve që kanë mbi 3 vite në këtë detyrë.
Në Bashkinë Dibër janë 15 administratorë që kanë dhënë dorëheqjen, në Bulqizë 8 administratorë, në Mat 8 administrator dhe në Klos 4 administratorë.
Po ashtu, këtë të martë kanë paraqitur dorëheqjen edhe zv/kryetarët e bashkive.
Në Bashkinë Mat është paraqitur dorëheqja e një zv/kryetari, po aq edhe në Klos.
Ndërsa në Bulqizë e Dibër janë dorëhequr 4 zv/kryetarë, respektivisht nga dy për secilën bashki.
Sakaq, dorëheqje ju është kërkuar edhe drejtorëve të drejtorive të cilët pritet t’i paraqesin në një moment të dytë.
Një ditë më parë valë dorëheqjesh erdhën nga juglindja si dhe nga Elbasani ku shumë punonjës të administratës si dhe drejtorë paraqiten dorëheqjen e tyre.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
