“Vazhdojmë betejën tonë”, Noka nga Sheshi Shqiponja: Jemi në mosbindje civile, vijojmë me akte të tjera

Në Sheshin Shqiponja, PD po mban mosbindje civile, duke bllokuar aksin rrugor.
Raportohet se policia në këtë aks rrugor ka zhvendosur trafikun rrugor. Në lidhje me mosbindjen civile, ka folur për News 24 edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka. Noka tha se Partia Demokratike do ta vazhdojë betejën e saj.
Sipas Nokës, PD është në mosbindje civile, duke shtuar se do të vazhdohet me akte të tjera.
Flamur Noka: Kauza e opozitës është më e drejtë për çdo qytetar që i thotë kombit komb, është kauzë për Shqipëri demokratike. Jemi në mosbindje civile, vazhdojmë me akte të tjera. Ne do bëjmë gjithçka në betejën tonë. Do vazhdojmë derisa ta rrëzojmë në gjunjë regjimin.
Ne duam që të frenohet shpopullimi, që shqiptarët mos të jenë të varfër. Shqipëria ecën përpara me zgjedhje të lira. Shqiptarët që jetojnë në Shqipëri 5 përqind jetojnë në luks dhe 95 përqind jetojnë në varfëri. Narko-policia të mësojë se çfarë është mosbindja civile.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


