Veliaj me administratorët e shkollave: 400 institucione arsimore në Tiranë janë dezinfektuar dhe përgatitur me të gjitha kushtet për nxënësit

6 Shtator 2024, 14:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Veliaj me administratorët e shkollave: 400 institucione arsimore në

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, zhvilloi një takim me administratorët e të gjithë institucioneve arsimore të kryeqytetit.

Veliaj vuri theksin tek sistemi i menaxhimit të shkollave, ku tha se kemi sistemin më të avancuar dhe se krahasuar me vitin 2015,  ka shumë ndryshim.

Krahasuar me vitin 2015, menaxhimi i shkollave sot është si dita me natën. Kush i mban mend ato vite, drejtori ose drejtoresha e shkollës merrej me kabinën elektrike, me banjën, me pastrimin, me rojen e derës, duke devijuar totalisht nga misioni i mësuesit. Sot kemi një sistem menaxhimi, ndoshta më i avancuari në Ballkan”, tha Veliaj.

Ai konfirmoi se gjatë muajit gusht është bërë një punë e madhe për të përgatitur ashtu siç duhet të gjitha godinat arsimore, duke përfshirë edhe dezinfektimin e mjediseve për të ofruar më shumë siguri për fëmijët.

“Ju falënderoj që kaluat gushtin duke punuar për të sjellë në terezi shkolla që kanë pasur nevojë për mirëmbajtje të thelluar ose për të mbajtur standardin e shkollave të reja që kemi ndërtuar. Shumica e prindërve e mbështet dezinsektimin, dezinfektimin dhe deratizimin e shkollave. 99.9% e njerëzve, që janë njerëz normale, e kuptojnë se çfarë po bëni duke dezinfektuar mjediset, e kuptojnë se shkenca, OBSH-ja, BE-ja, që certifikon këto produkte, është shumë më e avancuar se budallallëku i atyre që besojnë se toka është e sheshtë. Por, s’ka ilaç për këtë punë. Dhe ata nuk e kanë me ju, e kanë me mua sepse më kanë dedikuar jetën e tyre”, tha Veliaj.

 

Po ndodh...

ide