Vendimi i Gjykatës së lartë për vulën e PD, avokati i Berishës: Skandal i madh kundër Rithemelimit, drejtësia ka rënë!

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, është shprehur se vendimi i Gjykatës së Lartë për të kthyer çështjen për vulën e PD-së në Apel, është skandal i madh kundër Rithemelimit.
Në një postim në Facebook shkruan se ky vendim ndjek qëllime të pastra politike kundër vullnetit të anëtarësisë së Rithemelimit.
Gjokutaj thekson se ligjërisht, sipas tij, Gjykata e Lartë duhej të kishte prishur vendimin e Apelit për moslegjitimim të ankuesit dhe lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë.
“Vendimi i Gjykates se Larte ne lidhje me Statutin e Rithemelimit te Partise Demokratike sot eshte nje shkelje flagrante e ligjit dhe qe ndjek qellime te pastra politike kunder vullnetit te anetaresise se saj!
Prishja e vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimi i çeshtjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj nderkohe qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare!
Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykates se Apelit per moslegjitimim te ankuesit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane!
Drejtesia shqiptare ka rene! Ajo sot eshte kthyer ne Agjensi Sherbimi prane Qeverise dhe mercenareve te saj”, shkruan Genc Gjokutaj.
-
-
-
Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore greke në Kalamatë
27 Dhjetor, 12:22 -
-
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





