Pranga 3 personave në Elbasan, nis procedim në gjendje të lirë për 5 të tjerë, akuzat

Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe vijon puna për kapjen 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 56 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
-U. T., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 1 mjet prerës (thikë), ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën dhe sekuestruan 1 përforcues grushti;
-A. M., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 10-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 21 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe shkelma, shtetasin M. D., 30 vjeç.
Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin Y. S., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen “Kala”, ka vjedhur me thyerje në dyqanin e shtetases Sh. L., disa produkte kozmetike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. K., 45 vjeç, banues në Gramsh, pasi më datë 24.12.2023, në fshatin Qerret, në rrugë, dyshohet se ka kanosur me shkop druri, një 63-vjeçare, për motive pronësie;
N. B., 37 vjeçe, banuese në Gramsh, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasen H. K.
Gjithashtu, u proceduan penalisht bashkëshortët e këtyre shtetaseve, shtetasit B. B., 39 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, pasi kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-
Letra që nuk e priste kurrë përlot Kristina Bakiun
27 Dhjetor, 11:53 -
-
-
Izraeli ndalon vizat për punonjësit e OKB-së
27 Dhjetor, 11:22 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





