“Vepruan si të dehur”, Rama- operatorëve turistikë: Mos ia bëni gropën vetes…

13 Prill 2026, 16:33 / POLITIKË ALFA PRESS

“Vepruan si të dehur”, Rama- operatorëve turistikë:

Edi Rama, në një takim me operatorët turistikë në Vlorë, iu kërkoi atyre që të veprojnë me strategji, duke mos e pasur synimin vetëm te fitimi, por edhe tek tërheqja dhe rikthimi sërish i turistëve në vend.

Teksa fliste si i “gjithëditur”, Rama tha se disa vende të tjera, të “dehur” nga fakti se kanë pasur fluks turistësh, kanë vepruar si të tillë, duke i larguar ata. Ai i “këshillon” të mos ia bëjnë gropën vetes.

“Si rezultat i fluksit që iu është gjendur përpara kanë pasur mendjen e ngushtë duke menduar se njerëzit, 12 mln e 15 mln do t’i kenë aty. Dhe kanë filluar të investojnë siç po bëni ju, të investojnë për më shumë por duke kërkuar të ftojnë më shumë në atë moment. Iu kanë mbetur në derë investimet se nuk iu kanë ardhur më njerëzit.”, tha Rama.

Sipas tij, këto investime që po bëhen në Vlorë duhet të tërheqin edhe të huaj për të jetuar në këtë qytet, dhe jo vetëm si turistë.

“Vlora ka mundësitë që të bëhet një vend si ato qytetet në Portugali, Spanjë e Turqi ku të vijnë të jetojnë edhe plot të huaj. Është plotësisht e mundur. “, shtoi ai.

Çmimet nuk i vendos qeveria dhe nuk ka asnjë instrument për të kontrolluar dhe imponuar çmimet. Çmimet i vendos tregu. Por në rastin e kësaj industrie, çmimet duhet ti vendosë vizioni strategjik i juaji për fatin e investimeve tuaja. Nëse po bëni investime vërtet masive e ambicioze, një pjesë e juaja po punojnë me arkitektura, synojnë të bëjnë struktura të nivelit më të lartë e dini më mirë se unë se hoteleria  ka investimin të madh dhe kthimin të ngadaltë por të sigurt, duhet të mendon për fatin e këtyre investimeve. Kush vjen për të bërë turizëm e pushime, ka menduar vetë dhe nuk është ky qëllimi ynë.

Qëllimi është të lexojmë çfarë iu ka ndodhur të tjerëve. Në momentin kur befas janë gjendur përpara rezultatit të hapjes dhe transformimit në një destinacion të kërkuar, janë dehur dhe kanë vepruar si të dehur duke ofruar shërbime të dobëta dhe vendosur çmime të larta. Si rezultat i fluksit që iu është gjendur përpara kanë pasur mendjen e ngushtë duke menduar se njerëzit, 12 mln e 15 mln do t’i kenë aty.

Dhe kanë filluar të investojnë siç po bëni ju, të investojnë për më shumë por duke kërkuar të ftojnë më shumë në atë moment. Iu kanë mbetur në derë investimet se nuk iu kanë ardhur më njerëzit. Nëse Vlora do të marrë vlerën e vendit ku ti paguan më shumë sesa të ofrohet dhe kur paguan më shumë sesa çmund të paguash suke shkuar në Greqi, Turqi e Kroaci ju i keni bërë gropën vetes, po flas për gropën e investimeve.

Po ndodh...

ide