“Nuk u befasova nga vendimi për ndërprerjen e bisedimeve”, Merz për dështimin e dialogut SHBA–Iran: Ishte i parashikueshëm

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se nuk ishte i befasuar nga dështimi i bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe Iranit, të zhvilluara fundjavën e kaluar në Islamabad.
Duke folur në Berlin, kancelari Merz tha se që në fillim nuk kishte përshtypjen se negociatat ishin përgatitur mirë.
“Nuk u befasova nga vendimi për ndërprerjen e bisedimeve”, u shpreh ai, pa dhënë hollësira.
Kancelari gjerman paralajmëroi se përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së nisur më 28 shkurt nga SHBA-ja dhe Izraeli do të jenë të gjata dhe të vështira.
Sipas tij, Gjermania është në kontakt të vazhdueshëm me palët e përfshira në konflikt.
Ai theksoi se pasojat e kësaj lufte do të ndihen për një kohë të gjatë, edhe pas përfundimit të saj. “Do të jetë një proces afatgjatë dhe do të vazhdojmë të përballemi me ndikimet e tij,” tha Merz.
Në aspektin ekonomik, ai paralajmëroi për presione të konsiderueshme mbi ekonominë gjermane dhe familjet. Qeveria në Berlin po përgatitet për një periudhë të zgjatur vështirësish, duke synuar të ruajë konkurrueshmërinë ekonomike dhe të lehtësojë barrën mbi qytetarët.
Megjithatë, Merz pranoi kufizimet; “Nuk mund të bëjmë gjithçka. Nuk mund të zgjidhim çdo krizë në botë me paratë e Gjermanisë”, përfundoi ai.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128