Xabi Alonso kthehet në skenën e futbollit? Emri i tij lidhet sërish me Liverpool

13 Prill 2026, 19:47 / SPORT ALFA PRESS

Xabi Alonso kthehet në skenën e futbollit? Emri i tij lidhet

Pas finales së Superkupës së Spanjës, Xabi Alonso u shkarkua nga posti i trajnerit të Realit të Madridit me spanjollin që pati fajet e tij në këtë sezon me dritë hije të Los Blancos.

Megjithatë pas largimit të tij, skuadra merenges humbi Kupën e Mbretit dhe thuajse ka humbur edhe La Liga, kurse në Champions i duhet një përmbysje heroike ndaj Bayernit të Mynihut. Por gjithçka ka ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe duke përfshirë edhe akuzat ndaj tij për mungesë të përgatitjes fizike, për lojën mbrojtëse ndaj Barcelonës, për metodat moderne dhe menaxhimin e yjeve të skuadrës në mënyrë të veçantë të Vinicius dhe që i kushtuan vendin në pankinën e Los Blancos, mund të shkojë dëm këtë javë kur Real Madrid luan sezonin dhe me shumë mundësi edhe projektin e tij.

Që nga largimi i tij nga Reali i Madridit, Xabi Alonso nuk ka bërë dalje publike. Spanjolli përfitoi për të marrë pushime të gjata me familjen dhe u largua pak nga bota frenetike e futbollit. E megjithatë, ai vazhdon të jetë një ndër trajnerët më të lakmuar nga disa klube në Evropë. Për më tepër, nëse Reali i Madridit e mbyll sezonin pa trofe edhe pas largimit të parakohshëm të tij do të përforcojë idenë se problemi nuk ishte Xabi Alonso, por ishte më shumë se kaq. Ndërkaq, emri i spanjollit po përmendet në shumë ambiente të klubeve që janë në Ligën e Kampioneve dhe një prej tyre është Liverpool.

Skuadra e The Reds me Slot në pankinë po përjeton një sezon jo të shkëlqyer që të bën të mendosh se do të ketë ndryshime në pankinë. Një legjendë e Liverpool si Xabi Alonso që është i lirë, është një mundësi e artë. Konfirmimi i largimit të Salah është vetëm një shembull që në klubin historik anglez do të ketë lëvizje.

Emri i Xabi Alonsos u lidh edhe me atë të Manchester City, por te Citizens duket se preferohet Maresca për të zëvendësuar Pep Guardiolën kur të largohet. Po kështu edhe te Bayerni është mbyllur kjo çështje duke parë punën e shkëlqyer që po bën Vincent Kompany. Kështu që nuk ka dyshime, e ardhmja e Xabi Alonsos është e destinuar të jetë në Anfield. Atje do të jetë e vështirë që ta largojnë duke ia lënë projektin përgjysmë sic ndodhi në Bernabeu.

Po ndodh...

ide