Video/ Grida Duma shumë "e egër" me Ramën: Në vend të trurit ke organin...

21 Korrik 2022, 17:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Video/ Grida Duma shumë "e egër" me Ramën: Në vend

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar me një fjalor të ashpër kryeministrit Edi Rama. Duma me ironi ka thënë se Rama erdhi në Kuvend për të bërë lajm me instiktin e kafshës, ndërkohë që ka shtuar se po të ishte burrë do i drejtohej me një fjalor ndryshe. 

Më tej ajo është shprehur se kryeministri ka në ne vend të trurit organin tretës dhe sipas saj ai nxjerr nga goja veç jashtëqitje. 

'Po mirë, erdhët këtu dhe bëtë lajm, me instiktin e kafshës duke thirrur tribunë dhe me foltore. Habitu pak, për çfarë erdhëm këtu, për të bërë lajmin? Është një nga ato momentet në të cilat them: Sa mirë që më ka mirë Zoti grua që ky të jetë këtu,  se po të isha burrë nuk do të ishte shumë e fisme t’i përgjigjesha në mënyrë aq të fisme pik pikave të tij që i thërret institikti shtazor dhe thotë unë nuk performoj. Ky je aktori më i madh këtu.  Kush e ka aparatin tretës në tru mund ta përdor shpesh gojën për jashtëqitje.

Ti thua të votojmë këtë “si çeço”, kur të kemi sjellë një rezolutë edhe më të gjerë se kaq. Në fakt, ju e votuat “si çeço” Srebrenicën se dikush nëpër botë ua vuri në dukje që ishit kundër. Nuk bëjmë ne thika aps shpine. Kush është thikë pas shpine më e madhe se të kesh këtë bilanc tregtar me Serbinë. Kush i bën thikat pas shpine kur t’i shfaqesh duke buzëqeshur me Vuçiçin dhe lë në imazh të trishtuar Albin Kurtin', ka thënë Grida Duma-Ramës. 

 

Po ndodh...