Video/ Luan Hoti zgjidhet kryetar i Rithemelimit në Durrë, Berisha 2 vite më parë: I çon çanta me euro Ramës!

Këtë të shtunë, Rithemelimi ka përmbyllur zgjedhjet e jashtëzakonshme në degën Durrës, (Bëhen në 20 degë për të sistemuar njerëzit e grupit Bardhi), dhe me shumicë votash kryetar është zgjedhur biznesmeni Luan Hoti.
Kujtojmë se Hoti ka qenë dy vite më parë, kandidat për kryetar bashkie në Durrës në zgjedhjet e pjesshme lokale që u zhvilluan atëherë. Hoti ishte në atë kohë kandidat i Partisë Demokratike, ndërkohë që Rithemelimi nëpërmjet koalicionit "Shtëpia e Lirisë", kandidonte me Ardian Mukën.
Gjatë fushatës elektorale të asaj kohe, e cila ishte përqëndruar më së shumti kundër PD se kandidatëve të Ramës, Sali Berisha në një takim në Manzë në shkurt 2022, lëshoi akuza teje të rënda ndaj biznesmenit Luan Hoti të cilin sot pas dy vitesh, e zgjedh kryetar të Rithemelimit në një nga degët kryesore, si ajo e Durrësit. Berisha e akuzoi Hotin se për të siguruar bizneset e tij portuale që ka në gjithë bregdetin shqiptarë, i çon çanta plot me euro Edi Ramës.
"Luan monopolin që ka firmosur me qeverinë e Ramës, monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin, unë ju siguroj dhe ju jap fjalën e nderit se pa çuar valixhen me euro te Rama atë monopol nuk e merr dot kurrë. Ka pasur edhe kompani italiane apo izraelite që janë paraqitur në garë, i shiti shpirtin Ramës me euro nuk e di por monopoli është i ndaluar me ligj është korrupsion", deklaroi Berisha në 19 shkurt 2022 në takimin elektoral në zonën e Manzës.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me destinacionin e çantave plot me euro që shpërndan Luan Hoti sipas Sali Berishës, por vetë ky i fundit si kryetar i tij tashmë, ende nuk ka dhënë ndonjë koment.
Vazhdon ti dërgojë ende te Rama siç e akuzonte, apo po bën një shpërndarje më të drejtë pas kapërcimit të madh, nga kandidat i PD, në kryetar i degës Durrës për Rithemelimin dhe vartës i Berishës?!/Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

