Vizita e Blinken/ Nesho: Partneriteti Rama-Vuçiç në lupën e DASH

15 Shkurt 2024, 16:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Vizita e Blinken/ Nesho: Partneriteti Rama-Vuçiç në
Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe Kombet e Bashkuara Agim Nesho tha për “Fox News Digita”l, se mungesa e ndikimit të kryeministrit Rama në Kosovë, sidomos me kryeministrin Albin Kurti, i ndërlikon gjërat dhe se bashkëpunimi i ngushtë i Ramës me Vuçiçin në projekte të shumta në rajon e ka njollosur besueshmërinë e tij, duke e bërë atë një ndërmjetës joefikas në sytë e Kosovës.

Ai sjell në  vë mendje se Rama është bashkëdrejtues i nismës “Ballkani i Hapur”, një propozim që do të lehtësonte një qarkullim më të lirë të njerëzve dhe mallrave në të gjithë Ballkanin. Shumë njerëz në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin e kundërshtojnë nismën për shkak të frikës se ajo është një dredhi e Serbisë për të zëvendësuar tregun e përbashkët rajonal të Europës dhe do të kërcënonte dëshirën e vendeve të Ballkanit për t’iu bashkuar BE-së.

Vizita e Sekretarit Blinken, edhe pse në dukje mbështetëse, vjen në një kohë kur mbështetja e gjatë e Departamentit të Shtetit për nismën e Ballkanit të Hapur, e bazuar në partneritetin Rama-Vuçiç si katalizatorë për stabilitetin rajonal, është nën lupë”, tha Nesho për Fox News Digital.

“Aktualisht, animi i Vuçiçit drejt Rusisë dhe pozita e zvogëluar e Ramës si lider i akuzuar për korrupsion, i cili në dukje ka humbur mbështetjen e popullit shqiptar, paraqet një pamje të zymtë”, shtoi Nesho.

 

Po ndodh...