Vula e PD? Basha: Zero shanse të shkojë te Berisha, gjykata të zbatojë ligjin si duhet

Në një intervistë për emisionin “Studio Live” në Repor Tv, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh i bindur se ka zero shanse që vula e PD-së të shkojë te Berisha dhe bëri thirrje që gjykata të zbatojë ligjin si duhet.
"PD zyrtare është PD zyrtare dhe do mbetet PD. Nuk ka asnjë shans, zero shanse që ky realitet të ndryshojë me ligjin dhe ligjet aktuale në fuqi. Prandaj mos ti mbajmë njerëzit me shpresa të rreme, gjithmonë e më pak njerëz po i përtypin këto gënjeshtra me të cilat mundohen të mbajnë njerëzit lidhur pas tyre. PD këtu është dhe këtu do të jetë. Gjykata ka për detyrë të zbatojë ligjin. Ligji është i qartë, nuk është një situatë më dritëhije, është bardhë e zi. PD në kuptimin ligjor të fjalës ndodhet në zonën e bardhë dhe cdo pretendim për t’iu mbivendosur ndodhet në zonën e zezë me zero shanse për të triumfuar në një proces të rregullt ligjor" tha Basha në studio me gazetarin Arbër Hitaj.
Akuzoi Rithemelimin se po vepron si aneks të PS, ndërsa ngritjen e kartonave më 4 prill për të miratuar amnistinë penale e quajti 'aleancë kundër SPAK dhe një mekanizëm që fal të korruptuarit" .
Basha flet për një pazar për mbijetesë politike.
Basha: Mesazhi që i japin SPAK është ju i hetoni, i dënoni ne i lirojmë. Aleancë kundër SPAK. Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat dhe drejtorët e tyre janë në panik për shkak të drejtësisë, për shkak të SPAK-ut. Por ajo pjesë e deputetëve që i thotë vetes opozitë në vend që të inkurajoj SPAK-un, po bën të njëjtën gjë si qeveria, po amniston të korruptuarit, po sulmon SPAK-un në mënyrë të papranueshme dhe po pamundëson avancimin e reformës zgjedhore. Pra, kush ka dy sy në ballë dhe dy pare mend në kokë që thonë shqiptarët, e kupton që kanë interesa të përbashkëta. Janë bashkë për interesat e tyre dhe janë vendosur kundër interesave të shqiptarëve. Dhe jo thjesht kundër interesave të Partisë Demokratike, jo thjesht kundër interesave të opozitës, janë vendosur kundër interesit publik.
-
-
Basha: Më sulmojnë sepse jam kërcënim ekzistencial dhe final
9 Prill, 18:29
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


