Ylli Manjani zbulon fakte tronditëse për komplotin e Ramës kundër Drejtësisë: Ka dijeni edhe Gaz Bardhi, poshtërsi!

Ndërkohë që politika, media dhe opinioni publik po zien për planin e Edi Ramës për të goditur dhe bllokuar Drejtësinë e re dhe veçanërisht SPAK, askush nuk ka dijeni se çfarë po gatuan ai nëpërmjet Komisionit të Posacëm me 13 anëtarë, ku 6 vende ja ka lënë opozitës.
Por juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në FB, ka zbuluar fetaje nga projekti ogurzi, të cilin ai thotë se e ka parë.
Por jo vetëm kaq ai shkruan se për këtë plan për të goditur SPAK nga opozita ka dijeni edhe Gazment Bardhi dhe një grup i ngushtë deputetësh rreth tij.
Shënimi i Ylli Manjanit
Problemi është se poshtërsia nuk ka kufinj.
Nga një material që më ra në dorë, ku paraqiten komente mbi disa projektligje që prekin ligjet e miratuara nga reforma në drejtësi, të përgatitura nga zyra e Delegacionit të BE-së, del ashiqare se Partia Socialiste ka përgatitur disa ndërhyrje në ligje.
Askush nuk e di përmbajtjen e këtyre projekteve, por nga komentet e BE mund të kuptohet qartë se PS Propozon të ndërhyhet në këto ligje:
1. Ligjin për Statusin e Magistratëve.
2. Ligjin për Qeverisjen e gjyqsorit.
3. Ligjin për Gjykatën e Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar.
4. Ligjin për Prokurorinë.
Sa ç'a dreqin kanë propozuar askush nuk e di!!!!
As deputetët!!!!
Si gjithmonë, fakt i kryer!
Ka sinjale të qarta që nga radhët e opozitës ka dijeni Gaz Bardhi dhe një grup deputetësh rreth tij. Këta të fundit janë në një agjendë krejt pa lidhje me asnjërën nga PD-të.
Mungesa e një mendimi të qartë politik nga ana e PD favorizon kësi skilesh që flirtojnë në kurriz të sistemit,se nuk më plas fare për kurrizin e tyre.
Bahhh çfarë zhulhane!
Unë jam nga ata që mendoj se vendi ka nevojë për një reformë të dytë e reale në drejtësi, siç kam spjeguar në vijimsi. Por kurrë nuk dakordësohem me projekt ligje sekrete e agjenda skilesh.
Dhe më në fund, ata që na hapin barkun nëpër media me përbetime amerikakësh, po i njoftoj se ata janë në dijeni dhe në mbështetje të çdo ndërhyrje te drejtësia, qoftë edhe fshehtas!! Edhe BE njësoj!!!
Ky standard është i papranueshëm dhe asnjëherë ska për të qenë i pranueshëm nga ana ime. Edhe sikur i vetëm të mbetem me këtë argument në këtë botë.
Kush do të diskutojë për problemet e sistemit dhe si ta zgjidhim, jam i gatshëm të bisedoj. Agjendat e fshehta janë të ndyra, të poshtra sa më ska!
Dhe e fundit fare, PD dhe kushdo që është opozitë duhet të ndajë mendjen dhe të shpalosë mendimin zyrtar që ka mbi drejtësinë dhe nevojën për reformimin e saj.
Me GazBardhizma nuk shkohet më askund!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



