Zbulimi i bazës së armatimeve në Sukth, reagon Balla: Policia po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin ku u zbulua një qendër armatimesh në Sukth, të cilat dyshoheshin se përdoreshin për furnizimin me armë të grupeve kriminale.
Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se Policia po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje.
Ai ka shkruar se goditja e rrjeteve të tilla që furnizojnë grupet kriminale, është detyra kryesore e bluve.
Postimi:
Policia e Shtetit po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Përgëzime Drejtorive Vendore Durrës dhe Tiranë për goditjen e një tjetër baze që shërbente për furnizimin me armë zjarri të grupeve kriminale dhe të një rrjeti trafiku armësh zjarri. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo arrestimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

