Zgjedhjet brenda PD/ Lista e emrave që kryesuan në vota dhe u emëruan kryetarë në qarqet e Shqipërisë

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Shqipëri, në Pogradec është mbyllur me fitoren e Oligert Muçllari, i cili ka mundur rivalin Kasëm Galla me një diferencë prej 23 votash.
Sipas të dhënave zyrtare, në procesin e votimit morën pjesë 476 anëtarë të Partisë Demokratike. Nga numërimi i votave rezultoi se Muçllari siguroi 247 vota, ndërsa Galla 224 vota. Gjithashtu u shpallën 6 vota të pavlefshme.
Në Shkodër garë u zhvillua mes 2 kandidatëve Ardit Çylybyli dhe Gent Ibro.
Nga 1781 pjesëmarrës, rreth 1060 vota mori Ardit Çylybyli, ndaj rreth 700 votave që siguroi Gent Ibro.
Zgjedhje pati edhe PD Dega Kashar, në Tiranë, ku në garë ishte Marjo Çeça dhe Fazlli Marku.
Nga 220 fletë votimi, 186 siguroi Marjo Çeça përballë 32 votave të Fazlli Markut, taksa 2 fletë ishin të pavlefshme.
Marjo Çeça është kryetari më i ri në degët e PD, vetëm 21 vjeç.
Zgjedhje u zhvilluan edhe në qytetin e Vlorës. Gara në qytetin bredetar u zhvillua mes Nada Mecorapajt dhe Darling Banushaj.
Mecorapaj fitoi me një diferencë të thellë përballë kundërshtarit të saj, me 496 vota kundrejt 106 të Banushajt. 13 vota ishin të pavlefshme.
Po ndodh...
ide
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128