Zgjedhjet e 11 majit/ Gazetari Agim Baçi: Pasaporta europiane një utopi, Rama është midis dy ekstremeve!

1 Prill 2025, 16:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 11 majit/ Gazetari Agim Baçi: Pasaporta europiane një

Analisti dhe gazetari, Agim Baçi në një intervistë në Ora News u shpreh se kryeministri Edi Rama është midis dy ekstremeve dhe pashaporta europiane është një utopi.

Baçi: Do doja që fushatat të ishin të mbështetura në debatin për programet ekonomike pasi qytetarët në fund fare duan të dinë se ç’do të ndodhë me jetën e tyre por fatkeqësisht nuk ndodh kështu.

Ai që po dominon në këtë kohë pra para fushate ose debati më i shumtë është zhvendosur nga kjo gjë dmth ka të bëjë me akuza me kundërakuza, me metafora që nuk i shërbejnë qytetarëve.

Më i interesuar këtu është Rama që ka tentuar që të tërheqë opozitën tek debati jo tek bufi jo tek këneta.

Pashaporta europiane e para është utopi sepse në 2030, i bie që të kërkosh për një mandat që është pas këtij.

E dyta që nuk varet fare nga Rama. Rama është midis dy ekstremeve, në një krah grumbulli i akuzave për Berishën që ka 12 vjet që ka ikur nga pushteti dhe në krahun tjetër është Rama që premton atë që nuk është në dorë të tij por pa dhënë llogari se pse në këto 12 vite shqiptarët vazhdojnë me këmbëngulje të shikojnë të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë.

 

Po ndodh...