
Gjellë me mish dhe patate

Përbërësit:
500 gr mish
500 gr qepujka ose qepë
500 gr patate
3 thelpinj hudhër
2 domate
4 lgj vaj ulliri
1 tufë koper
Pak miell
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht presim mishin në feta të holla, e marinojmë me kripë, piper të zi dhe piper të kuq, e kalojmë në miell dhe e skuqim në një tigan me vaj ulliri. Ndërkohë vendosim në furrë patatet spërkatur me pak vaj ulliri. Largojmë mishin nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepujkat, më pas shtojmë mishin, hudhrat e shtypura dhe domatet e grira në rende.
Vijojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë patatet e pjekura dhe ujë të ngrohtë në masë të produkteve. E lëmë gjellën të ziejë. Marrim disa patate me lëng, i kalojmë në frulator dhe i bashkojmë në tenxherë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe kopër.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128