Europa League/ Nottingham mposht Aston Vilën! Braga thyen Freiburgun

Dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa Ligës janë mbyllur me fitore të skuadrave vendase, të cilat kanë hedhur një hapi drejt finales së madhe të turneut. Notingam ia doli të mposhte 1 me 0 Aston Vilën, ndërsa Braga mposhti 2 me 1 Freinurgun.
Në Premier Ligë po lufton për mbijetesë, ndërsa në Europa Ligë synon finalen e madhe. Notingam Forest po bën një nga sezonet më të ccuditshme në historinë e vet. Skuadra e Viktor Perreiras ia ka dalë të triumfojë në gjysmëfinalen e parë të Europa Ligës ndaj Aston Vilës me rezultatin 1 me 0.
Në minutat e para ishin miqtë ata që kishin mundësinë për të kaluar në avantazh, por gardiani i Notingam mbajti portën e paprekur.
Më pas, vendasit morën kontrollin e lojës. Në minutën e 33 kishin mundësinë më të mirë për të shënuar, por portieri Martinez bëri një pritje fantastike.
Goli vendimtar u realizua nga Chris Uood nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin skuadrës angleze për ndeshjen e kthimit.
Në Portugali, Braga mundi Freiburgun në kohën shtesë me rezultatin 2-1. Portugezët kaluan në avantazh që në minutën e 8 me Tiknaz.
Reagimi i gjermanëve ishte i shpejtë, teksa 8 minuta më pas, Grifo riktheu baraspeshën.
Luzitanët patën shansin e artë për t’u kthyer në kryesim të rezultatit me një penallti, por Zalazar gaboi nga pika e bardhë.
Teksa sfida po shkonte drejt fundit, Braga shënoi me Dorgeles në kohën shtesë duke marrë fitoren në shtëpi dhe duke shkuar në sfidën e kthimit me një avantazh të lehtë. Gjysmëfinalet e kthimit do të luhen javën e ardhshme më 7 maj
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128