Trump refuzon të veshë jelekun antiplumb për daljet publike: Nuk më pëlqen të dukem 10 kilogramë më i shëndoshë

1 Maj 2026, 15:04 / BOTA ALFA PRESS
Trump refuzon të veshë jelekun antiplumb për daljet publike: Nuk

Qëndrimi i Donald Trump duket se është negativ ndaj mundësisë për të veshur jelek antiplumb në daljet e tij të ardhshme publike, pas sulmit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Vetë ai, madje, e justifikoi refuzimin me faktin se një jelek antiplumb do ta bënte të dukej më i shëndoshë.

“Nuk e di nëse më pëlqen të dukem 10 kilogramë më i trashë”, u përgjigj ai kur u pyet nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Ditët e fundit, mediat amerikane raportonin se janë në zhvillim diskutimet në nivelet më të larta për mundësinë që presidenti Trump të detyrohet të nisë të veshë jelek antiplumb në daljet e ardhshme publike.

“Më kanë pyetur. Ndoshta është diçka që duhet marrë në konsideratë. Nga njëra anë nuk do ta bësh, sepse është sikur të tërhiqesh përballë së keqes. Kështu që nuk e di. Megjithatë, më kanë pyetur”, deklaroi presidenti amerikan.

Kujtojmë se sulmi në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë është tentativa e tretë ndaj Donald Trump gjatë dy viteve të fundit, më e rënda prej të cilave ishte plagosja në vesh nga të shtënat e një personi të armatosur gjatë një tubimi në Pennsilvani në vitin 2024.

Trump është gjithashtu i njohur për ndjeshmërinë e tij lidhur me pamjen e jashtme. Sipas kontrollit të fundit mjekësor që iu nënshtrua në prill 2025, ai peshonte 101.6 kilogramë, rreth dhjetë kilogramë më pak krahasuar me vitin 2019.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide