
Gjellë me speca dhe oriz

Përbërësit:
4-5 speca jeshilë ose shumëngjyrësh
1 qepë mesatare
2 thelpinj hudhër
2 domate të pjekura
1 filxhan çaji oriz
3 filxhanë çaji ujë ose lëng perimesh
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi sipas shijes
Pak rigon ose trumzë (opsionale)
Majdanoz ose kopër e freskët
Përgatitja:
Në një tenxhere ose tigan të thellë, ngrohim vajin në zjarr mesatar. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë të lehtë (rreth 4–5 minuta). Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për 1 minutë sa të lëshojë aromën. Shtojmë më pas specat e prerë në shirita dhe i kaurdisim për 7–8 minuta, derisa të zbuten pak dhe të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë domatet e grira dhe i lëmë të ziejnë derisa të avullojë uji i tepërt dhe të krijohet një salcë e trashë.
Më pas hedhim orizin dhe e përziejme mirë që të përthithë shijet për 1–2 minuta. Shtojmë ujin ose lëngun e perimeve, rregullojmë shijen me kripë e erëza. Mbulojmë tenxheren dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 15–20 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për disa minuta para se ta servirim spërkatur me pak majdanoz ose kopër të freskët.

ide

Fushata e lodhur e Edi Ramës!


5 mësime që Berisha i dha Shqiptarëve me 6 milionë dollarët e tij!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128